Samanta edhe këtë vit në ‘Kënga Magjike’?!

By

Ndryshe nga viti i kaluar, Samanta këtë vit realizoi për herë të parë një këngë për dikë tjetër për të marrë pjesë në festivalin tashmë tradicional ‘Kënga Magjike’.

Bëhet fjalë për duetin mes Ardit Çunit me Daniela Toci, i cili titullohet ‘Qaj’.

Muzikën për këtë këngë e ka bërë Samanta bashkë me Marsel Gunga, ndërkaq për tekstin u përkujdes Fifi.

Dy artistët u prezantuan mbrëmë dhe që tani ka nisur të pëlqehet kjo këngë dhe të marrë goxha shumë klikime në youtube.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Samanta mori çmimin për ‘baladën më të mirë’ për këngën ‘Humbur’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm