Tayna merr mirënjohje për kontributin e dhënë për personat me aftësi të kufizuar

By

Rep-artistja shqiptare Tayna, ka marrë një mirënjohje për kontributin e saj të dhënë në projektin për personat me aftësi të kufizuar ‘Ti barabartë unë’.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie ku shihet me një buketë me lule në dorë dhe mirënjohjen në emrin e saj.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është ‘Doruntina’ – këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku edhe pse ishte ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo./Prive.al

Artikuj të ngjashëm