Këngëtarja Samanta ka publikuar sot projektin më të ri muzikor.
Kënga është në bashkëpunim me Elinel dhe quhet ‘Vonë’.
‘Vonë’ është produkt muzikor i BigDealRecords, me tekst të reperit teksa për vijën melodike është përkujdesur edhe vetë Samanta.
Kjo këngë është e para pas daljes së Samantës nga MaxProduction, zhvillim për të cilin Prive.al raportoi dy javë më parë. /Prive.al