Sabri Fejzullahu për të ndjerin Ismet Bogujevci: “Sot dashta me të taku…”

By

Ka vdekur sot këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot me 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë. Kaluam shumë sfida bashkë. Babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë s’do të shuhen”, shkroi ai duke shtuar se për detaje të varrimit familja do të i njoftojë më kohë.

Ndër shumë artistë që ndanë dhimbjen për ndarjen nga jeta të këngëtarit, ishte edhe Sabri Fejzullahu.

Ai shkruan se sot dëshi ta takonte dhe t’i uronte festën, duke u shprehur se ka mbetur zemërthyer dhe pa fjalë.

“Sot dashta me te taku , e me ta uru festen e Bajramit o Ismet.Zoti paska vendos me te dergu ne ate bote, ne kete dite te madhe , e smundem me than kurgjapo qe ma tha e gojen e shpirtin dhe mbeta pa fjale.E kishe urtesin e qytetrimit ooo Artist .Ngushellime gjithe popullit Shqiptare”, ka shkruar ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm