50 vite karrierë dhe ende nuk po ndalet. Është dhe mbetet një ndër personat me energjinë më të madhe në estradën ton.
Është ky i palodhuri, Sabri Fejzullahu i cili pas këngës së fundit të lansuar në ditët e verës duket se ka filluar punën në diçka të re.
E këtë na zbuloi kompozitori dhe tekst shkruesi Florent Boshnjaku me një fotografi të postuar përkrah Sabrisë gjatë inçizimit të këngës së re.
Adhuruesi e këngëtarit janë ndër më besnikët në estradën tonë e duket se janë pikërisht ata forca e madhe që e kanë mbajtur në ketë formë Sabri Fejzullahun e të cilët po vazhdojnë ta motivojnë që të punoj e të krijoj hite të reja.
Se cili do të jetë hiti i radhës nga legjenda e muzikës shqiptare do të kuptohet shumë shpejt. /Prive.al/