Na ndajnë vetëm edhe dy javë nga publikimi i një tjetër projekti muzikor.
Është Sabri Fejzullahu ai i cili po punon në këngën më të re. Me vargje të Fatmir Mujës, muzikë e orkestrim nga Virusi, kënga titullohet “Jam Mirë”.
Videoklipi i kësaj po xhirohet nga Max Production.
Projekti paraprak i Sabriut ishte bashkëpunimi me të birin Ermalin në këngën “Nostalgjia”.