Sabri e Ermal Fejzullahun moti kështu s’i kemi parë (FOTO)

By

Janë babë e bir e që të dy këngëtarë. Kjo madje ka bërë që për shkak të angazhimeve të shumta me punën, edhe të mos shihen aq shpesh sa do dëshironin.

Dikur në një intervistë Ermal Fejzullahu, thoshte se me babain e tij, këngëtarin e famshëm Sabri Fejzullahu, po takohet vetëm në aeroporte e jo në shtëpi.

Dhe një moment për ata të dy erdhi dhe është pikërisht në njërin prej vendeve më të bukura në Europë.

Qyteti që i ka bashkuar ata në rrugëtim është Dubrovniku i Kroacisë, e për këtë Ermali duket të jetë i lumtur ngase ka publikuar edhe një fotografi në Instagram.

“E ku ka më mirë se me marrë rrugë me babë? Dubrovnik me Sabrianon”, ka shkruar ai. /Prive.al

E ku ka ma mire se me marr rruge me babë…. Dubrovnik me Sabrianon

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Artikuj të ngjashëm