Nëse mendojmë që vetëm këngëtaret femra nuk po plakën me kalimin e viteve, dhe atë falë ndërhyrjeve kirurgjike, e kemi gabim.
Eshtë Sinan Vllasaliu për të cilin vitet do të thonë vetëm kohëzgjatje më e madhe në karrierën e tij muzikore.
Këngëtari i hiteve “Mendjemadhe” ,“Çka ka të re”, “Vajzë e klubeve të natës” e shumë të tjerave,mbrëmë ka festuar ditëlindjen e tij.
Të shumëta kanë qenë urimet nga fansat në llogarinë e tij në facebook, por ai që na tërhoqi vëmendjën ishte urimi nga vajza e tij Edona, ku nëpërmjet një fotografie uronte më të mirat për babin e saj këngëtar.
Sinan Vllasaliu i lindur me 31.03.1963 në Prishtinë, duket se mbrëmë mbushi fiks 53 vjet.
Por a ka ai vërtetë pamjen e një 53 vjeçari?/PRIVE.AL/