Aktori i njohur, Roerd Toçe, ishte pjesë e kastit të filmit ” Në kuadër të dashurisë”.
Ai luan rolin e Klejdit, djali i cili bie në dashuri me Arian, rol që e luan Sara Hoxha.
E në një skenë të filmit, dyshja shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin.
Gjatë një interviste, moderatorët i kanë bërë një pyetje aktorit.
“Sa lekë ka marrë Sara Hoxha për atë puthje?”, ishte pyetja drejtuar atij.
“Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithsesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”, ishte përgjigja e aktorit, duke mos pranuar të zbulojë më shumë detaje.