Sa social jeni në një festë sipas shenjës tuaj të horoskopit?

By

Ju mund ta konsideroni veten të vështirë në shoqëri, introvert, apo të turpshëm, por ju ndoshta
keni të paktën një ose dy aftësi pozitive sociale. Mund të keni aftësinë për të bashkuar njerëzit e
duhur së bashku, ndoshta jeni të mirë për të thyer akullin, ose ndoshta jeni një gjeni dhe dini të
thoni gjënë e duhur në momentin e duhur. Më poshtë mund të shihni se çfarë aftësi sociale apo
talenti keni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi
Ti je truri i festave, sepse mund ta kthesh një festë të shurdhër në një të çmendur. Ke talent për të
bërë gjëra të këndshme dhe je i gatshëm për të provuar gjithçka.

Demi
Ti je njeri vërtetë i mirë dhe nëse dikush do të kishte nevojë për ty, ti do të shkoje atje, qoftë edhe
për të dërguar disa ushqime ose për ta ndihmuar të dekorojë. Ju lumturoheni kur ndihmoni dikë por e keni pak të vështirë të pëlqeheni apo të bini në sy nga të huajt.

Binjakët
Ti je i ftuari perfekt, pasi në çdo rast social ke historitë më të mira, shakatë më të veçanta dhe bën
llojin e pyetjeve që tërheq njerëzit. Ti me të vërtetë ke dëshirë të shoqërohesh dhe mban mend jo
vetëm emrat e njerëzve por edhe historitë e tyre.
Gaforrja
Pa marrë parasysh sesa mirë shkon një ngjarje shoqërore, ka pothuajse gjithmonë një lloj drame
apo incident. Njerëzit mund të dehen apo mund të ndodhë një incident dhe kjo është puna jote. Ti
nevojitesh aty për të ndihmuar dhe për të bërë që çdo gjë të shkojë mirë.

Luani
Ju mund të mos jeni i famshëm, por keni bukurinë dhe karizmën e një ylli, dhe prania juaj zbukuron
çdo situatë sociale. Ju shkëlqeni dhe njerëzit i bëni për vete në mënyrë natyrale. Ju i bëni
mysafirët tuaj të ndjehen të mirëpritur dhe të rehatshëm në festën tuaj.

Virgjëresha
Kur jeni duke folur me dikë, e bëni atë të dëgjojë, sepse ju me të vërtetë i dëgjoni. Gjuha e trupit
tuaj e provon këtë. Ju bëni kontaktin me sy dhe askush nuk ju ndërpret vetëm për shkak se keni
një ide të mahnitshme që do të ndryshojë jetën e tyre.

Peshorja
Ju jeni “nëna” e festave, shtoni diçka të mrekullueshme për çdo ngjarje ku jeni të pranishëm dhe i
bëni njerëzit të ndjehen të veçantë. Ju keni aftësi të mahnitshme shoqërore dhe jeni shumë të mirë
në depërtimin e situatave potencialisht shqetësuese.

Akrepi
Ka diçka tek ju që ju bën të viheni re menjëherë sapo hyni në derën e një feste. Ju jeni dinamikë,
magnetikë dhe seksi, kështu që nuk është çudi që njerëzit tërhiqen pas jush.

Shigjetari
Ju jeni shumë gazmorë dhe mund të bisedoni me të gjithë, kështu që ju dhe ngjarjet shoqërore
janë një ndeshje e natyrshme. Ju keni dëshirë të takoni njerëz të rinj dhe gjëra të reja dhe jeni të
talentuar kur vjen puna për të pasur aftësi të pabesueshme sociale.

Bricjapi
Në fillim, ju mund të ndiheni pak nervozë, por sapo filloni të çlodheni në një situatë sociale, gjeni
vendin tuaj dhe filloni jepni këshilla. Megjithatë, ju keni një ndjenjë të hollë humori dhe një anë të
egër, kështu që jeni në vendin e duhur kur bëhet fjalë për një festë.

Ujori
Ju jeni shumë i hapur dhe i pranoni njerëzit, duke i bërë ata të ndihen mirë dhe të mos gjykuar për
veçantitë e tyre. Ju keni ide të mëdha krijuese dhe jeni në gjendje të gjeni mënyra të reja dhe unike
të të bërit të gjërave dhe për t’u kënaqur në një festë.

Peshqit
Është shumë e lehtë që njerëzit të besojnë tek ju sepse jeni shumë i sjellshëm. Ata ndjehen rehat
me ju dhe jeni shumë i mirë për t’i ndihmuar. Ju shtoni krijimtarinë për çdo rast social dhe ndiheni
më mirë me grupe më të vogla njerëzish

Artikuj të ngjashëm