Dikur shumë prezente në skenën muzikore shqiptare, Hana Cakuli ka tash e një kohë që po i mungon skenës muzikore shqiptare.
Larg nga vëmendja e medias, në këtë periudhë ka pasur shumë risi në jetën private të këngëtares nga Ulqini.
Ajo në muajin Tetor të vitit që lamë pas është bërë nënë e dy binjakeve teksa këtë informacion e ka mbajtur privat deri në një prononcim të bërë sot për portalin Kolona.al.
Këngëtarja ulqinake, e cila për vite jetoi dhe studioi në Prishtinë, vajzat ka vendosur t’i quaj Elena dhe Dorela.
Ajo gjithashtu ka treguar se të voglat e saj nuk ngjajnë me njëra tjetrën. “Nuk janë identike. Do të thotë janë 2 vezorësh”, ka treguar tutje nënë Hana.
Ndryshe këngëtarja është martuar me 2 korrik 2014, ku dashurinë e saj e ka kurorëzuar me tri ceremoni martesore, në Prishtinë, Ulqin e Munih. /Prive.al/