Disa javë më parë, Taulant Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Arbnora bënë të ditur lajmin se po bëhen prindër për herë të parë.
Përgjatë kësaj periudhe, Arbnora ka mbajtur një distancë nga syri i publikut duke u rezervuar në postime.
Por sa e ka ndryshuar shtatzënia bukuroshen e ka zbuluar një fotografi e fundit e publikuar nga ajo në rrjetet sociale.
Krah Taulantit dhe miqve, nga Dubai ku po pushojnë, çifti janë shfaqur krah njëri-tjetrit, të lumtur në këto ditë të veçanta të pritjes së ëmbël të Arbnores. /Prive.al