Që prej nisjes së lidhjes me Blero Muharremin, modelja Afrona Dika është shndërruar në një prej piketave kryesore të mediave.
Çdo lëvizje e saj përbën lajm dhe si rrjedhojë, bukuroshja tregohet tejet e matur në atë që poston në rrjete sociale.
Fotot me të dashurin dhe nga përditshmëria janë ato që kryesisht bukuroshja ndan me ndjekësit e saj.
Por, modelja që spikat me bukurinë e saj shpeshherë nuk ka lënë anash pa postuar as imazhe në të cilat pa komplekse shihet pa grim.
Në listën relativisht të gjatë hyn edhe imazhi i postuar pak çaste më parë. Se si duket Afrona ju mbetet juve ta vlerësoni. /PRIVE.AL