S4MM reagon për herë të parë pas lajmeve për ndarje dhe bëri lëmsh gjithë ndjekësit

By

Për disa ditë, në media raportohet se reperi S4MM është ndarë nga bashkëshortja e tij Filis Ismaili, me të cilën u martua në tetor të vitit që lamë pas.

Dyshimi për ndarje erdhi pasi dyshja më nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram, madje bashkëshortja e tij ka fshirë nga llogaria e saj në rrjetin social të gjitha fotografitë e përbashkëta – edhe ato të ndarjes.

Por, asnjëri nga të dy nuk kanë reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë, por ishte një postim i reperit i cili bëri lëmsh ndjekësit e tij.

Ai publikoi një Instastory ku kishte shkruar vetëm “tradhtare”, e të gjithë ishin të bindur se i referohej bashkëshortes së tij.

Pak më vonë, ai publikoi një tjetër postim që sqaron se “Tradhtare” është titulli i këngës së re që do të lansohet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm