Prezantuesja Rudina Magjistari, pak javë më parë u bë nënë për të parën herë duke sjellur në jetë vajzën Mia.
Sot, ajo ka dalë me vajzën në shëtitjen e parë me karrocë tek Kodrat e Liqenit. ‘E lumtur, e lumtur, e lumtur’ – është shprehur mes të tjerash prezantuesja në imazhin e postuar.
Kujtojë se e bija është fryt i dashurisë së një lidhjeje disa vjeçare me shqiptarin nga Kosova, Xhavit Bajrami teksa periudha e të qenurit nënë e ka distancuar Rudinën pak edhe nga ekrani.
Siç është përfolur, ajo pritet të rikthehet me emisionin e saj ‘Takimi i pasdites’ në muajin Janar teksa televizioni Klan ka vendosur të mos e zëvëndësojë me një tjetër fytyrë të ekranit gjatë periudhës së pauzimit. /Prive.al/