RRUGËTIMI I ELHAIDA DANIT DREJT EUROSONGUT!

By

Dhjetori i vitit të kaluar ishte mjaft me fat për këngëtaren Elhaida Dani. 22 vjeçarja nga Shkodra arriti të triumfoj në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Kënga fituese u shpall ’Diell’ me tekst të Sokol Marsit e me muzikë të komponuar nga Aldo Shllaku, por ky i fundit javë më vonë u tërhoq nga kompeticioni duke marrë me vete edhe propozimin e parë të Shqipërisë për në Eurosong.

 

 

‘Diell’ u shua por jo edhe paraqitja e saj në skenën europiane, bordi i festivalit vendosi që të ruaj dy elementë, këngëtaren dhe tekstshkruesin.

Elhaida Dani për këngën e re vendosi të punoj me dy producentë nga Kosova, Zzap and Chriss të cilën me punën e tyre i dhuruan Shqipërisë, një ndër produktet muzikore më të mira që ka pasur në Eurosong.

‘I’m alive’ erdhi fuqishëm dhe gjallëroi Shqipërinë, duke bërë kështu të klasifikohet shumë lart në sondazhe zyrtare dhe klikime në YouTube, ku akoma radhitet e dyta pas Rusisë.

Kënga erdhi në dy versione atë anglisht dhe më pas u lançua edhe në shqip me titullin “Në jetë”.

Për ta promovuar këngën Elhaida Dani u nis drejt Amsterdamit ku u paraqit në eventin ’Eurovision in Concert’. Interpretimi i saj në këtë event bëri që kritikët të shkruajnë me nota pozitive për zërin e saj.

Shkrimet nga mediat e huaja nuk munguan, madje ndër to edhe Mirror fokus i dha zërit të saj dhe përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë këtë vit në Eurovision.

Data e natës së parë gjysmë-finale po afrohet e me të janë shtuar aktivitetet e këtij organizimi europian.

Gjatë javës së kaluar Dani bëri dy prova në skenën e madhe në Vienë, e para u kritikua për lodhjen vokale mirëpo në provën e dytë i’a mbylli gojën të gjithëve dhe u kthye fuqishëm në garë.

E përpos zërit, vëmendja tani është te paraqitja skenike e saj, sidomos tek veshjet që janë krijim i Valdrin Sahitit.

Të shtunën në LifeBall mori vëmendjen e të gjithëve por më shumë u komplimentua në tapetin e kuq të hapjes zyrtare të Ceremonisë.

Komentuesit shtuan se fustani i saj është i mrekullueshëm.

[tribulant_slideshow gallery_id=”24″]

Po ashtu edhe veshja që do ketë nesër në natën e parë gjysmë finale është pëlqyer.

‘I’m alive’ kënduar nga Elhaida Dani që përfaqëson Shqipërinë, prezentohet nesër mbrëma dhe është e 14-ta në radhitje.

Numri 14 do të jetë edhe kodi ku mund të votoni pas përfundimit të të gjitha këngëve. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm