Pak javë më parë ai mori vëmendjen e të gjithëve kur vendosi që për herë të parë për familjen dhe publikun rrëfeu orientimin seksual.
Mario, sot një prej grimerëve më të njohur në nivel global përpos që zbuloi se është homoseksual, mes tjerash pranoi se rrugëtimi i tij drejt profesionit që ka sot nuk ka qenë aspak i lehtë në fillimet e tij.
Kësaj periudhe ai i është rikthyer sërish sot përmes një postimi me nënën e tij pas lansimit të linjës së brushave me brand-in ‘Sephora’.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka zbuluar se si nëna e tij kishte refuzuar që Mario t’i hyjë botës së grimit 19 vite më parë kur po i njejti brand me të cilin punon kishte shpallur një konkurs puune.
‘Nëna ishte jashtë vendit në lansim prandaj shkova mbrëmë me të në Sephora për ta parë për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë Sephora-s dhe hyra brenda për të aplikuar për punë dhe nëna më tërhoqi për krahu për të më nxjerrë jashtë dyqanit duke më thënë që vendet e grimit dhe bukurisë nuk janë për mua. Falemnderit Zotit që unë pata kurajon të mos heqë dorë atë ditë dhe vitet që pasuan. Jo shuë fëmijë e bëjnë të njejtën. Të dua mam’ – rrëfen në postimin e fundit grimeri shqiptar nga Mali i Zi.
Ndryshe, linja e brushave për grim nga Mario dhe Sephora tashmë është në dispozicion online dhe në mbi një mijë dyqane të rrjetit i cili shtrihet në rreth se 25 vende të botës. /Prive.al