Demi Moore tha se ajo ishte përdhunuar në moshën 15 vjeç nga një burrë që pretendoi se i kishte paguar nënës së saj 500 dollarë (450 €).
Ylli i Hollivudit, 56 vjeçare, bëri akuzën gjatë një interviste të sinqertë televizive për të diskutuar librin e saj. Duke folur në Good Morning America, ajo tha se u kthye në shtëpi për të gjetur dhunuesin e supozuar në banesën e saj.
Pasi ai kishte përdhunuar atë, pohon Moore, ajo tha se e pagoi nënën e saj 500 dollarë..
Demi Moore thotë se fajësoi veten për përdhunimin në moshën 15 vjeç nga një pedofil i cili e kishte “marrë me qira” nga nëna e saj alkoolike. Ylli i Hollivudit shkruan për përvojën e saj të tmerrshme në një libër të ri, duke thënë se ndjehej e “detyruar” ta linte ndodhte sulmi seksual “sepse ky njeri e priste atë nga unë”.
Moore, e cila lindi në Roswell, New Mexico, tha se ajo ishte përdhunuar si adoleshente nga një burrë që kujtoi se ishte “tre herë” moshën e saj.
Duke shkruar për fëmijërinë e saj të palumtur në librin e saj, Ouside Out, aktorja shpjegon se ajo dhe nëna e saj, Virginia Guynes, po jetonin së bashku në një apartament në atë kohë.
Moore thotë se: “Për dekada të tëra, unë as që e mendoja si përdhunim” – përkundrazi, “diçka që unë shkaktova, diçka që ndjeja e detyruar të bëja sepse ky njeri e priste atë nga unë.”
Në libër ajo kujtoi se u kthye në shtëpi një natë dhe nëna e saj ishte në apartamentin e tyre me një burrë të moshuar.
Ai e njihte nënën e saj dhe kishte çelësat e shtëpisë.
Pasi ai e përdhunoi atë, Moore thotë se burri e pyeti se si ndjehej “të shitesh nga nëna jote për 500 dollarë (400 £)?”.
Burimi: Thesun.co.uk