Mbi një muaj e zhdukur, gjendet blogerja e njohur

By

Një blogere e njohur e fitnesit në Instagram nga Kalifornia është zhdukur – dhe familja e saj bëri thirrje për ndihmën e publikut për ta gjetur atë, thanë autoritetet.

Ca’Shawn Ashley Sims, 30 vjeçare, u pa për herë të fundit më 8 shtator në Duarte – një qytet jashtë Los Angeles, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Los Angeles.

Sot, një sërë mediash të huaja raportuan se ajo është gjetur. Ajo u gjet në një spital të Los Angeles në gjendje të mirë, tha departamenti i sherifit të enjten.

Të enjten, zyrtarët thanë se ajo ishte gjetur në një spital lokal dhe ishte ribashkuar me familjen e saj. “Nuk ka dyshime,” tha zyra e sherifit. “Familja po kërkon privatësinë”.

Sims ka më shumë se 215,000 ndjekës në llogarinë e saj kryesore në Instagram, ku promovon palestrën dhe ushqimin nën titullin The Booty Doctor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm