“E lindur me emrin Amanda Koci, vajza e emigrantëve shqiptarë që u arratisën në Amerikë në vitet ’90 dhe këngëtarja e re e çmuar, vendosi Ava Max si emrin e saj profesional kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo zgjodhi ‘Ava’-n për të përfaqësuar anën femërore të personalitetit të saj dhe ‘Max’ për atë mashkullore. Ky ndjenjë e dualizmit është kthyer në një shenjë dalluese për të – e mishëruar te flokët e saj me prerje asimetrike: në njërën anë me stilin bob, në anën tjetër me flokët e gjatë”, kështu nis një shkrim kushtuar këngëtares me prejardhje shqiptare, me famë ndërkombëtare Ava Max.
Artistja e cila po kryeson top listat britanike, foli për origjinën e saj duke thënë se me të vërtetë ndihet shqiptare.
“Me të vërtetë ndihem shqiptare. Jam me fat që kam ardhur nga një familje me gra shumë të forta. Nëna, tezja, gjyshja, gjithmonë u kanë thënë atë që kanë menduar, bashkëshortëve të tyre. E kam parë këtë, dhe më pëlqente teksa rritesha”, ka thënë Ava Max, në një intervistë për Phoenix.
Ndër të tjerash, këngëtarja foli edhe për ndjenjën se si është të rritesh si një emigrante në Amerikë.
“Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha pak jashtë kornize kur jetoja në Karolinën e Jugut. Fillova të merrja mësim në shtëpi, sepse nuk më pëlqente shkolla e mesme. Shkova për një vit që ta provoja, sepse dëshiroja ta kaloja si eksperiencë shkollën e mesme. Thjesht nuk përshtatesha dot. Pastaj vendosa: ‘Nuk dua të përshtatem’. Mjaft jam përpjekur të përshtatem! Është si modeli i flokëve: kuptimi i kësaj prerjeje nuk ka të bëjë vetëm me modelin. Është në kuptimin që të bësh atë që do, mos të shkosh sipas trendeve”.
Ndërkohë, Ava Max po dominon top listat me këngën ‘Sweet but Psycho’.
Projekti i shqiptares është kënga më e transmetuar e vitit në Britani të Madhe.
Ava Max ka lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Calvin Harris Rag’n Bone’ dhe Dua Lipa.