Rrëfim prekës: Ish-fituesja e Eurovizionit diagnostikohet me HIV

By

Ish-fituesja e Eurovizionit, është diagnostikuar me HIV.

Conchita, e cila para tri vjetësh u komentua shumë për pamjen e saj, ka zbuluar diagnozën përmes një postimi shumë të sinqertë në Instagramin e saj.

“Sot është dita për të qenë e lirë nga një shpatë që e kam pasur në kurriz gjithë këto kohë. Kam shumë vite që jam e prekur nga HIV-i. Në fakt me shumë të drejtë ju do të thonit se ky nuk është një informacion i cili ju intereson ju si ndjekës të mi, por duke qenë se ish i dashuri im më kërcënon se do të ma nxjerrë një ditë, ndaj po jua them vetë në mënyrë që mos ja lejoj askujt të më bëjë presion me jetën time.

Që kur e mora vesh se isha e prekur nga kjo sëmundje e tmerrshme, jam në ndjekje mjekësore të vazhdueshme. Por sërish, nuk është se ka shpresë për mua. Ka dy arsye se pse nuk dua të vdes: Familja ime, që më kanë suportuar pa kushte që në ditën e parë dhe miqtë e mi të cilët tashmë e dinë të vërtetën dhe nuk dua që të shprehin keqardhje për këtë.

Është më mirë që diçka ta themi me zë të lartë se sa të na brengosë nga brenda. Shpresoj që me këtë që po bëj të jem një shtysë për të frymëzuar të gjithë ata të cilët po vuajnë si unë dhe po vuajnë në heshtje.

Për fansat e mi: Informacioni se unë jam me HIV mund të jetë i ri për ju, por jo për mua. Unë jam mirë, e fortë dhe e motivuar për të vazhduar betejën deri në fund. Faleminderit për suportin!”.

Pas këtij postimi shumë emocional, Conchita mori mbështetje të madhe nga fansat dhe njerëzit e afërt të saj./Prive.al

View this post on Instagram

heute ist der tag gekommen, mich für den rest meines lebens von einem damoklesschwert zu befreien: ich bin seit vielen jahren hiv-positiv. das ist für die öffentlichkeit eigentlich irrelevant, aber ein ex-freund droht mir, mit dieser privaten information an die öffentlichkeit zu gehen, und ich gebe auch in zukunft niemandem das recht, mir angst zu machen und mein leben derart zu beeinflussen. seit ich die diagnose erhalten habe, bin ich in medizinischer behandlung, und seit vielen jahren unterbrechungsfrei unter der nachweisgrenze, damit also nicht in der lage, den virus weiter zu geben. ich wollte aus mehreren gründen bisher nicht damit an die öffentlichkeit gehen, nur zwei davon will ich hier nennen: der wichtigste war mir meine familie, die seit dem ersten tag bescheid weiss und mich bedingungslos unterstützt hat. ihnen hätte ich die aufmerksamkeit für den hiv-status ihres sohnes, enkels und bruders gerne erspart. genauso wissen meine freunde seit geraumer zeit bescheid und gehen in einer unbefangenheit damit um, die ich jeder und jedem betroffenen wünschen würde. zweitens ist es eine information, die meiner meinung nach hauptsächlich für diejenigen menschen von relevanz ist, mit denen sexueller kontakt infrage kommt. coming out ist besser als von dritten geoutet zu werden. ich hoffe, mut zu machen und einen weiteren schritt zu setzen gegen die stigmatisierung von menschen, die sich durch ihr eigenes verhalten oder aber unverschuldet mit hiv infiziert haben. an meine fans: die information über meinen hiv-status mag neu für euch sein – mein status ist es nicht! es geht mir gesundheitlich gut, und ich bin stärker, motivierter und befreiter denn je. danke für eure unterstützung!

A post shared by Conchita WURST (@conchitawurst) on

Artikuj të ngjashëm