Rozana Radi adoptoi një qen por një ndjekës nuk e kurseu nga komentet ofenduese!

By

Së fundmi, Rozana Radi ka njoftuar ndjekësit se familjes së saj i është shtuar edhe një qen. Ajo zbuloi se i ka lënë emrin Lily.

Ndonëse shumë e uruan këngëtaren për qenushen e adhurueshme, ishte një koment shumë ofendues që i ra na sy asaj.

Kështu, ajo vendosi ta bëjë publik duke i kthyer përgjigje me një postim në Instastory.

Komenti i ndjekëses shkruante kështu: “Ngelët të gjitha beqaret me qen dhe ne mace”.

Këngëtarja iu përgjigj me një koment të gjatë, e më pas edhe një tjetër koment në postimin e Instastory.

“Beqare mos je vet shpirt se un se mbaj mend sa shume kohe ka kaluar kur kam qene, por edhe po te ishe cte hyn ne xhep ty qeni, macia, ime …. ty kur te solli nena ne jete cfar te mesoj? Ti besh llogarin te tjereve?!.Pse jeni kshu moj aman ! Gra qe han grat! C’fare mllefi ke qe rri ne insta e te del pune me punet e botes. Bej palester ose bej dicka qe te djersitesh se cliron energjit negative mos i nxirr ketu me emer dhe mbiemer se ja tani per dreq do te marrin portale! Edhe po e hoqe ti i kam bere foto un dhe do ta hedh ne story. Pse do te deshtosh nr daljen tende te pare Ose me mire degjo mua, hap nje profil fallco dhe opaaaa bjeri te gjitha grave, qeneve, maceve edhe zogjve po pate fuqi…. bjeri.moj cte plasi se me adres fallco do jesh. #graqehanegra #turp”.-shkruan Rozana në koment.

“Ç’i beri qeni im Anxhelines, ose me mir ta themi cfar ka Anxhelina me grate me qen, me grate beqare, me grat qe bashkjetojne mbajne dhe qen!!!!”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm