Kush ndjek prezantuesen e njohur, Roza Lati, në rrjetin social Instagram shumë lehtë mund ta ketë kuptuar se ajo është një adhuruese e madhe e kafshëve.
E si e tillë natyrisht se rastet ku ka keqtrajtime të tyre do e bënin të ndihej mjaft keq.
Diçka e tillë i ka ndodhur me një dyqan i cili merret me shitjen e kafshëve në Tiranë, tek i cili sipas saj po bëhet një ‘krim’ ndaj tyre.
Mos vaksinimi, ushqimi pa afat e shumë shkaqe tjera shtynë Rozën që të ndërmarrë një nismë nga e cila po kërkon mbylljen e menjëhershme të dyqanit në fjalë.
Përpos vetes Roza ka angazhuar edhe shumë miqë të saj në rrjete sociale të cilët po e ndihmojnë me fakte tjera rreth keqtrajtimeve në dyqanin në fjalë.
Koha do të tregojë nëse i gjithë ky mund i prezantueses i’a ka vlejtur dhe e gjithë çështja të mbyllet me sukses. /Prive.al/