Para pak ditësh, Rovena Stefa nxori këngën e re me titull ‘Jeta Jeta’.
Tani, këngëtarja i ka pyetur fansat e saj se në cilin emision dëshirojnë ta shohin për ta promovuar projektin e ri.
Kishte nga ata që ia propozuan Ermal Mamaqin por shumë prej tyre Arian Çanin.
Në fund, këngëtarja publikoi njërën prej kërkesave të fansave për emisionin Zonë e Lirë, duke shkruajtur: ‘o nuk shkoj te Arian Çani se ai është i çmendur’.
Mbase Rovena e pati me shaka këtë pasi shkrimi ia bashkëngjiti edhe disa emoji në formë të tillë./Prive.al