Ardit Gjebrea punëson të riun e rritur në rrugë. (FOTO)

By

Të gjithë e njohim nga spektaklet, festivalet dhe emisonet e shumëta të tij ndër vite.
Së fundmi Ardit Gjebrea po e tregon edhe anën e tij të ndieshme përmes emisionit “E diela shqiptare” dhe jo vetëm këtu.

 

Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë.
Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji.
Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova!
Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë.
Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra.
‪#‎tegjithebashkemundem

Ka shkruar Gjebrea në llogarinë e tij në facebook teksa tekstit i ka bashkangjitur edhe foton me Gentin tashmë të punësuar me të cilin kishte kaluar 24 orë, madje edhe vet ai ishte shëndruar në lypës.

12928283_10154086210124805_5925489973131027159_n

Artikuj të ngjashëm