Në një periudhë kur ‘Festivali i Këngës’ në RTSH ka ngjallur shumë polemika ende pa startuar, këngëtarja e njohur Rovena Dilo i është rikthyer pakënaqësive të saj me këtë festival ndër vite.
E ftuar në “Vizion Plus” ajo ka rrëfyer episodin e saj kur në fillim të viteve 2000 kryetarja e jurisë Vaçe Zela për këngën e saj “Ante” dha pikët maksimale, por theksoi se loja e nëndheshme u bë brenda.
Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzitojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.
“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.
Kujtojmë që pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzuan regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin.