Rovena Dilo është padyshim një prej artisteve më të kompletuara shqiptare e cila gjithmonë ka sjellur produkte përplot vlera në vete.
Kuptohet se me kalimin e viteve edhe aktiviteti i saj muzikor është në rënie të vazhdueshme e natyrisht se edhe numri i projekteve të reja është i vogël.
Duhet të kthehemi vite prapa që të gjejmë një të tillë por kjo nuk e disfavorizon artisten që të mos jetë aktive nëpër media e në rrjete sociale.
E postimet e saja pikërisht në rrjete sociale janë të shumta në numër teksa ngjashëm ka vepruar edhe sot duke bërë një të tillë teksa shihet në mëdyshje të ‘madhe’.
Ajo gjindet në një dyqan atletesh teksa nuk di mes cilave të zgjedhë pasi që sipas saj ka shumë mundësi zgedhjeje e natyrisht se postimi në fjalë është një lloj reklame që këngëtarja po i bën një lokali në kryeqytet. /Prive.al/