Kanë kaluar vetëm pak ditë prej se Ronela Hajati publikoi projektin e ri të quajtur “Maje Men”.
Ende pa u bërë një muaj, këngëtarja nga Shqipëria i paralajmëroi fansat për këngën e verës për të cilën tha se është ‘këngë budallaçkë’ për shkak të ritmit që ka brenda.
Artistja nuk ka bërë me dije datën e saktë të lansimit të këtij projekti që ia vuri emrin edhe ‘funny’, por sipas përshkrimit që e bëri në inastastory, kënga ka mundësi të publikohet në fillim të muajit qershor./Prive.al