Capital T në takim me kryebashkiakun e Tiranës

By

Reperi, Capital T ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shihet krah kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Ai bëri të ditur se në atë takim biseduan për gjërat e bukura që po vijnë pë Tiranën si dhe mbështetjen që Veliaj ia dha për eventin “Time Capsule”.

“Dje patem nje takim me lalin me t’mire qe ka Tirana @erionveliaj / biseduam per shume gjera te bukura qe po vijne per Tiranen ne vazhdim, eshte gjithmone knaqesi te ndaj kohe me ju lal dhe Faleminderit per mbeshtetjen qe na dhate per eventin “Time Capsule” qe se fundmi e nxorrem ne transmetim dhe i cili shenoj 1 vjetorin”, shkruan ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm