Pak ditë më parë, Ronela Hajati mbushi 30 vjet.
Këngëtarja mori shumë urime nga familja dhe miqtë e saj, disa prej të cilave edhe vendosi t’i ndante me ndjekësit e saj.
Ditë më pas, konkretisht mbrëmë, Ronela organizoi festë madhështore dhe këtë e zbuloi sërish përmes rrjeteve sociale.
Dekori në një hapësirë të gjelbër ishte shumë interesant dhe i mbushur me njerëz të veçantë të cilët e rrethojnë artisten në përditshmëri.
Ronela publikoi shumë fotografi në Instagram dhe falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj feste si dhe organizatorët./Prive.al