Ka disa ditë që Ronela Hajati po qëndron në Amerikë.
Para pak ditësh, ajo festoi natën e Halloween me disa miq të saj madje u fotografua edhe me pronaren e markës kozmetike shumë të njohur në botë Anastasia.
Sot, këngëtarja nga Shqipëria na tregoi kush është idhulli i saj.
E ulur pranë yllit të Michael Jackson në rrugën e famës, Ronela shkroi: ‘nëse unë mund të emëroja një idhull, do të jetë vetëm ai’, duke bërë me dije dashurinë që ka ndaj ylli të ndjerë./Prive.al