Ronela Hajati sqaron pse s’e konfirmoi kurrë lidhjen e dashurisë

By

Mediat shqiptare anë e mbanë raportonin se Ronela Hajati, këngëtarja e famshme shqiptare, ishte në lidhje me reperin Young Zerka.

Dyshja ndonëse s’e kanë mohuar asnjëherë, nuk e kanë pohuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre të dashurisë, e cila megjithatë tani raportohet të ketë përfunduar me ndarje.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, me Alaudin Hamitin, Hajati u pyet pse nuk flet kurrë për jetën private?

“Sepse unë punoja aq shumë dhe mundohesha të nxirrja diçka në dritë, e mediat ishin negative karshi meje. Shkruanin gjëra të këqija, prandaj edhe unë pse të flas”, ka sqaruar Ronela.

Ndërsa e pyetur nëse ishte single apo në lidhje dashurie, ajo u përgjigj se ishte e vetme dhe që për momentin nuk po kalon një romancë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm