Fitorja e Ronela Hajatit në Festivlain e Këngës u shoqërua edhe me shumë polemika dhe kritika.
Kënga fituese ishte “Sekreti” e Ronela Hajatit, një këngë e shkruar nga vetë ajo. Edhe pse klikimet në “Youtube” janë të shumta dhe shumë njerëz e kanë mbështetur, nuk kanë munguar komentet negative nga publiku, por edhe nge vetë artistë të tjerë, të cilët nuk e kanë mbështetur fitoren e Ronelës.
Megjithatë, këngëtarja ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur kritikave me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Viti 2020 dhe viti 2021 kane qene nga vitet me te veshtira te jetes sime! Jo se s’kam pasur vite te tjera te keqija, por kto kane qene ato me te veshtirat per t’u fshehur qe cdo gje eshte ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore po nga nje faktor tjeter qe nuk dua te permend. Sot dua t’ju uroj shendet e pozitivitet me njeri tjetrin!
Sepse nuk e kemi…
Fitorja e festivalit ka qene gjeja me e sakte qe me ka ndodhur ne kete periudhe. Kemi punuar aq shume per kengen “SEKRET” e prape s’jam e kenaqur akoma. Performanca ime eshte per here te pare trending ne Europe si asnjehere. Komentet e shumta nga te huajt jan 95 perqind pozitive. Kontestime? Gjithmone do kete, totalisht normale! Por urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! Gezuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetem shendet se te gjitha rregullohen”, shkroi ajo. /Prive.al