Ronela Hajati njihet si një ndër këngëtaret me më së paku komplekse në industrinë muzikore shqiptare.
Po ashtu, është një ndër të paktat artiste që i ka rezistuar ndërhyrjeve plastike. Këtë e ka konfirmuar edhe sot ku përmes llogarisë së saj në Instagram ka postuar një album fotografish nga adoleshenca e saj.
Dominojnë imazhet nga mosha 16 deri 18, ku përpos grimit që ka ndryshuar plotësisht nuk ka diferencë nga Ronela që shohim sot në skenë./Prive.al