Çfarë ndodhi me projektin e Sonit dhe Skivit ?!

By

Tash e një kohë të gjatë është paralajmëruar dueti mes Skivit nga Babastars dhe këngëtares Soni Malaj.

Megjithatë, projekti nuk u publikua në afatet kohore në të cilat ishte parashikuar për faktin e ngjarjeve në jetën private të këngëtares të cilat shtynë planet e dyshes.

Humbja e babait dhe aventura e Sonit në spektaklin ‘Në një javë’ ishin shkaktarët që mbajtën pezull projektin për pak kohë.

Por, Prive mëson se tashmë janë finalizuar punët në videoklip i cili është në fazën e montazhës dhe mendohet të publikohet brenda pak ditësh.

Pritshmëritë nga fansat për këtë projekt janë të mëdha. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm