Rona Nishliu feston sot ditëlindjen. Këngëtarja në këtë ditë të veçantë është nderuar me urim nga kryeministri i Shqipërisë i cili siç shihet në një foto në Facebook asaj i ka dërguar një buqetë me lule të shoqëruar me kartolinë ku i uron edhe 100 vite të tjera.
Rona, tash e një kohë gëzon respekt dhe admirim nga Edi Rama. Nën patronazhin e këtij të fundit, më 1 maj të këtij viti në oborrin e kryeministrisë u mbajt koncerti ‘Me motive tonat’ që hyri në kalendarin e përbashkët kulturor të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndryshe, të kujtojmë se në 11 vite pjesëmarrje në Eurovision, Shqipëria u vlerësua më së larti pikërisht me paraqitjen e këngëtares nga Mitrovica tre vite më parë. /Prive.al/