Pak javë më parë në Prive.al zbuluam se Rona Nishliu është bërë nënë për herë të parë.
Këngëtarja e njohur e konfirmoi lajmin pas disa ditësh me një fotografi nga spitali krah bashkëshortit dhe mjekut.
Mirëpo, kjo periudhë ka qenë goxha hermetike për Ronën e cila mëmësinë ka vendosur ta shijojë larg syrit të medias.
Ndryshe prej shumë fytyrave publike, ajo edhe postimet i ka pasur të pakta.
Megjithatë, sot, Rona ka postuar një fotografi të vajzës nën përshkrimin: ‘Grimca më e fuqishme e dashurisë’.
Foto e plotë më poshtë. /Prive.al