Rona Nishliu merr kritikë pozitive profesionale nga Weltmusik-Magazin ‘ Global Music (FOTO)

By

Këngëtarja Rona Nishliu shquhet për vokalin që ka dhe  për stilin shumë të veçantë të muzikës që promovon.

Dhe pse jo shumë aktive këto kohë me ndonjë projekt të ri ,ajo është angazhuar në jurinë e spektaklit ‘The voice of Albania’ i cili pritet të filloj në muajin janar.

Vitin e kaluar Rona publikoi albumin ‘Me motive tonat’ i cili ishte i përbërë nga këngët si: “Moj e bukura More”, “Nji lule”, “Vare Vare” etj .

Qëllimi i këtij projekti ishte  prezantimi i thesareve të muzikës shqiptare tradicionale në versione të transformuara.

Komente pozitive për albumin këngëtarja morri nga adhuruesit e saj, e nga kolegët, por një kritik mjaft e rëndëshishmë asaj i erdhi vetëm mbrëmjen e kaluar.

Rona njoftoi në profilin e saj në Instagram që është shumë e lumtur pasi që albumi ‘Me motive tonat’ ka marr një kritikë profesionale nga Weltmusik-Magazine ‘Global Music, Gjermani.

Athëherë kur bëhet një punë serioze, e ti derdh një pjesë të shpirtit në krijime e muzikën që përçon tek të tjetrët, dhurata më e mirë pos muzik-dashësve e artit tëndë, është padyshim dhe kritika e mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm