Modelja shqiptare Afrona Dika, e fejuara e këngëtarit Blero Muharremi, po që është shumë romantike dhe këtë e ka dëshmuar disa e disa herë.
Dyshja që martohen në shtator të këtij viti, po bëjnë gati një dasmë madhështore që siç merr vesh Prive, do të ketë qindra të ftuar.
E derisa ata bashkë po presin t’i ngjiten altarit, deklaratat romantike për njëri tjetrin nuk po kanë të ndalur.
Ata të dy me gjasë, kanë gjetur atë që poetët e quajnë shpirt binjak!
“Nëse e gjeni dikë që ju bën të buzëqeshni, që ju thërret ta dini vetëm nëse jeni mirë dhe që dëshiron ta nxjerrë më të mirën nga ti, mos i lërni të ikin. Mbajini afër dhe mos i merrni për të garantuar”, shkruan Afrona, duke pretenduar se e ka gjethur personin kaq ideal që ta ketë pranë vetes e i cili sigurisht është Blero. /Prive.al