Klea dhe Elgiti me plane për martesë?

By

“Klea Huta Academy” është sipërmarrja më e re e çiftit Klea Huta Elgit Doda dhe organizuan një kamp veror për fëmijë në malin e Dajtit.

“Jo vetëm modë” me Orinda Hutën ju bashkuan Kleas dhe Elgitit në kamp, për të zbuluar diçkamë tepër nga kjo eksperiencë dhe për jetën e tyre private. Ata mohuan lajmin e shtatzënisë së Kleas, që ka qarkulluar në media kohët e fundit dhe treguan gjithashtu se kjo nuk është në planet e tyre për momentin.

Por kur të vijë koha, dyshja tregoi se duan shumë të kenë një vajzë.

Gjithashtu Klea dhe Elgiti thanë se nuk janë ende gati për një martesë, të paktën deri vitin e ardhshëm.

“Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë unë kam dëshirë të martohemi në datën kur jemi lidhur”, u shpreh Klea.

Më pas Elgiti u vu në siklet kur u pyet nga Orinda për datën e lidhjes, sepse Klea tha se ai nuk e mban mend. Huta tregoi se ata janë lidhur në 10 tetor dhe me shumë mundësi martesa e tyre do të organizohet pikërisht në atë datë.

Artikuj të ngjashëm