Robin Krasniqi, i ‘nxehtë’ në foton e fundit me Heidin

By

Janë bërë tash e disa javë prej kur çifti Haxhi Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku nuk po fshihen më nga syri i publikut.

Dyshja që kishin arritur të mbajnë lidhjen të fshehtë për disa muaj rresht deri në zbulimin e saj nga Prive.al, tashmë edhe fotot i kanë të shpeshta.

Si të pandarë edhe fizikisht, çifti po ekspozohen për fansat në rrjete sociale.

E ky ekspozim duket se përfshinë edhe foto pa veshur asgjë në pjesën e sipërme.

I tillë është shfaqur bokseri në imazhin e fundit me të dashurën e tij bukuroshe.

Kujtojmë se nga burime të afërta me dyshen, Prive pati mësuar se edhe martesa është thjesht çështje kohe e cila po merret në konsideratë seriozisht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm