Një punë shumë intenzive për një periudhë relativisht të gjatë kohore po sheh dritën e publikimit për Robin Krasniqin.
Boksieri i njohur ka debutuar me brandin e tij “RK Sport”.
Brenda “RK Sport” përfshihet një gamë shumë e gjerë e produkteve të cilat janë gati për treg.
Nga suplementet tek veshjet sportive, atletet, bluzat – Robini ka menduar për gjithçka që i duhet një sportisti.
Shitja tashmë ka nisur përmes ueb-faqes teksa çfarë bie në sy janë çmimet shumë të favorshme, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në projekte që mbajnë emrin e fytyrave publike nga fusha të ndryshme.
Një maicë e “RK” kushton më pak se 20 euro teksa një duks nga po i njëjti brend 39,95 euro.
Mësohet se produktet e disponueshme tani për tani janë vetëm fillimi sepse produktet e linjës do të përfshijnë në vazhdimësi veshje për katër stinët. /Prive.al