Këngëtari Robert Berisha ka përfunduar ‘aventurën’ e tij 14-ditore në karantinë, përmes së cilës tërhoqi vëmendje që me të mbërrirë.
Berisha që u izolua në konvikt pas kthimit nga Amerika, përgjatë dy javëve nuk përtoi për asnjë moment që të bëjë atmosferë përmes videove të ndara nga konvikti numër 8.
E sot, ai ka marrë rezultatet e analizës.
Përmes rrjeteve sociale, Roberti ka treguar se ka rezultuar negativ me virusin sars-coV-2 dhe është lëshuar për në shtëpi këtë mëngjes.
Kujt do i mungojë atmosfera e Robertit nga karantina? Pa diskutim, të gjithëve. /Prive.al