Shumë është përfolur për ndarjen artistike pas 20 vitesh mes Robert Berishës dhe Sinan Vllasaliut.
Dyshja dikur e pandarë, ndau rrugët pak muaj më parë teksa pas këtij zhvillimi, Roberti nisi karrierën muzikore si solist duke numëruar tash disa këngë të tij dhe shumë koncerte ku është i kërkuar.
Si i ftuar në NIN për të performuar live nën shoqërinë e miqve të tij në instrumente, ai shprehi pakënaqësinë e tij në performimin si muzikant e ato qëndrojnë në një gjë – pagesat.
Roberti deklaroi se kjo ka qenë arsyeja e pakënaqësisë teksa nuk tha fjalë jo të mira për ish-bashkëpunëtorin.
‘Nuk është e drejtë cka ndodh me pagesa për muzicientët e Kosovës. Por, me Sinanin raportet vazhdojnë me qenë shumë në rregull. Vëllau me vëlla kanë mospajtime për katet e shpijave lere më në raporte të tilla’ – u shpreh Berisha në NIN. /Prive.al/