Edhe Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë në listën e artistëve të cilët këtë fillim Shtatori e kanë konsideruar si periudhën ideale të pushimeve.
Pas angazhimeve të verës në koncerte bashkë me vajzën, Renée, çifti kanë marë rrugë drejt Turqisë.
lajmi vijon nën foto
Në një prej resorteve më luksoze, Nora dhe Roberti po mbushin bateritë pas sezonit të lodhshëm.
E normalisht nga ky pushim, s’kanë munguar fotografitë e përbashkëta.
Ka qenë Roberti ai i cili ka ndarë fotografinë më të bukur të pushimeve me Norën.
Me linja trupore në top-formë, çifti vazhdon të mbetet një prej më të preferuarve në skenën muzikore shqiptare jo vetëm për pamjen por edhe për marrëdhënien e shëndoshë me njëri-tjetrit në historinë e gjatë të dashurisë. /Prive.al