Këngëtari Robert Berisha ka treguar se si e ka kaluar kohën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila është shndërruar në karantinë.
Në emisionin e mëngjesit Ora Shtatë në Klan Kosova, ai ka thënë se qëndrimi 14 ditorë në karantinë i ka bërë mirë sepse ka pushuar dhe ka ngrënë me orar.
“Më ka bërë mirë sepse kam ngrënë ushqim me rregull. Të them të drejtën ende nuk jam mësuar me maska dhe me doreza – ende nuk po e di se si po shkon puna – po mendoj se çdo gjë është në rregull. Nuk e di se sa do të zgjasë kjo situatë”.
“Ditën e parë ka qenë tepër keq për faktin se njeriu mezi pret të kthehet në shtëpi. Por, kemi pasur fat që kemi qenë në konviktin numër 8 sepse ky është ndërtuar pas luftës”.
Ai ka treguar edhe për kohën kur ka performuar brenda karantinës për ta kaluar kohën dhe për t’i argëtuar të tjerët.
“Kur janë futur të tjerët në dhomë aty tek unë, i kemi thyer rregullat sepse nuk lejohej grumbullimi në dhomë. Të nesërmen kanë ardhur Policia dhe i kanë konfiskuar instrumentet sepse nuk lejohet që të mbahen ‘koncerte’”.