Rita Ora mbrëmë ka performuar në Kroaci.
Këngëtarja kosovare është mirëpritur nga mijëra njerëz, disa prej të cilëve kishin me vete flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Ishte Rita ajo që publikoi një kolazh me fotografi mes të cilave një me flamujt teksa po valonin në turmën e njerëzve.
Para koncertit në Kroaci, artistja ishte në Budapest ku ndezi atmosferën me performancat e saj./Prive.al