Rita Orën e lëndon një kafshë, i shkakton vuajtje të madhe

By

Rita Ora nuk pati edhe aq shumë fat me pushimet e fundit.

Këngëtarja ishte në Jamaica me miqtë e saj, por nga atje nuk shpëtoi ‘”pa u lagur”.

Ajo ka shkelur në një iriq deti, një kafshë kjo që jeton në brigjet e ujit dhe po shkele në të, lëndimi nuk është i vogël.

Rita e ka vuajtur këtë lëndim në heshtje dhe ka qenë e gatshme të performojë para publikut këngën e saj të re,”Your Song”, në New York.

“Kam shkelur në një iriq deti dhe kam 25 nga thumbat e tij në këmbën time. Dhimbja është e tmerrshme, por hej, jam këtu pranë jush dhe e gjallë e të paktën mund të lëviz”, ka thënë ajo para publikut të saj, raporton gazeta Hollywood. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm