KONFIRMOHET NJË TJETËR LIDHJE NË BIG BROTHER!

By

Xhensila dhe Fatjoni më në fund shpallën lidhjen e tyre për publikun. Fatjoni ka qenë i pari ai që ka shprehur simpatinë drejt Xhensilës. Ditët në vazhdim ata kanë mundur të njihen më mirë dhe duket se karakteret e tyre janë përputhur por jo vetëm.

Xhensila ka ardhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri me një histori pezull nga jashtë. Ditën e saj të lindjes ajo mori një shkëndijë që i dashuri i saj po e priste dhe kjo e bëri të lotonte dhe ndihej e lumtur. Pas kësaj Fatjoni u tërhoq.

Bashkëjetesa bëri që Fatjoni të rikthehej tek pëlqimi i tij. Sjelljet e Xhensilës, vendimet e saj për lojën dhe shumë gjërat të tjera e kthyen fuqishëm djalin nga Skrapari që të ndërmerrte një hap përpara dhe i shpreh bukuroshes nga Pogradeci se çfarë ndjen.

Xhensila i kujton se çfarë ka lënë jashtë dhe pozicionin e saj por mesa duket dhe ajo nuk paska qenë shumë indiferente. Basti i humbur brenda shtëpisë, prezenca e Kikës dhe ndërhyrja e tij për ta çuar deri në fund premtimin e dhënë bënë që Xhensila të mos i rezistojë më gjatë pëlqimit të pa shprehur dhe pranuar për Fatjonin.

Nata e sotme është shumë e zjarrtë për të dy. Duket se racioni i ditëve të shkuara po jepet këtë natë. Ata filluan të numëronin se sa puthje kishin dhënë por kjo ishte vetëm pak orë më parë. Çifti më i ri i Big Brother 8 nuk mund më të numërojnë puthjet e shkëmbyera. E vetmja fjalë që Fatjoni arrin të belbëzoj është : “e fitova bastin” dhe kjo shoqërohet me të qeshura dhe vëzhgime nëse ndonjë prej banorëve mund të kuptojë se ç’bëhet në shtratin e tyre.

Fatjoni dhe Xhensila po kalojnë një natë të mbuluar me përqafime, përkëdhelje, puthje të zjarrta dhe tek-tuk ndonjë fjalë: “ç’na u desh lidhja “, nga Xhensila apo shprehje dashurie: “ o e bukura e dheut, o bukuri, buzëqeshja jote më zgjat jetën” nga Fatjoni.

Artikuj të ngjashëm